Ky është horoskopi javor i Paolo Fox, parashikimet dhe renditja e shenjave të zodiakut për javën nga 31 korriku deri më 6 gusht 2023.
Dashi
Pesë yje për Dashin
Kjo është vera e ndryshimit. Nëse shumëçka nuk shkoi shumë mirë në dashuri, tani duhet të keni pak durim. Po çelet drita jeshile për njohjet e reja, një person i veçantë së shpejti mund të hyjë në jetën tuaj. Kjo yjësi vlen për çiftet që duan të jetojnë së bashku ose të martohen.
Në punë keni ide të mira, por kujdes nga ata që përpiqen t’ju pengojnë.
Demi
Katër yje për shenjën e Demit
Venusi shfaqet armiqësor dhe mund të shkaktojë shumë debate në lidhjen tuaj. Megjithatë, ju keni mësuar se si t’i lini gjërat të rrëshqasin dhe tani, shqetësimet tuaja më të mëdha janë paratë dhe puna. Qiell interesant për takime kalimtare, asgjë obliguese.
Në aspektin e punës, qielli është pak i paqartë, disa nga ju kohët e fundit kanë qenë si në stanjacion dhe tani do të duhet të kuptoni se si të filloni përsëri.
Horoskopi për ditën e sotme, 31 korrik 2023
Binjakët
Tre yje për shenjën e Binjakëve
Në këtë javë të re, zemrat e vetmuara mund të bëjnë disa njohje vërtet interesante, çelet dritë jeshile për emocionet! Nëse, nga ana tjetër, po përjetoni një marrëdhënie të vështirë, do të dëshironi të sqaroni zgjedhjet tuaja dhe të kërkoni konfirmim nga partneri/ja, shkruan noa.al.
Nga ana tjetër, në punë mund të ketë vonesa, disa projekte po luftoni për t’i nisur por mos u shqetësoni, gjithçka do të shkojë në ujërat e veta.
Gaforrja
Katër yje për Gaforren
Me Mërkurin në favor, fusha e ndjenjave, tani ka padyshim një avantazh! Çfarë mënyre më të mirë ka atëherë, për të zgjeruar rrjetin tuaj të kontakteve dhe për të bërë njohje të reja? Nëse keni dikë në zemrën tuaj, lini një takim deri të premten.
Në punë favorizohen projekte dhe eksperienca të reja. Ka mundësi që disa nga ju të gjejnë veten një punë që e kanë nisur me njëmijë dyshime.
Luani
Katër yje për shenjën e Luanit
Afërdita në shenjën tuaj ju dhuron një sharm të madh dhe do të ishte vërtet turp ta shpërdoronit duke qëndruar të kyçur brenda. Në këto ditë përpiquni të mos sillni shumë nëpër mend të kaluarën dhe nëse zemra juaj është vetëm, mund të keni disa takime të veçanta.
Në anën tjetër, rikonfirmimet po vijnë në punë. Disa të lindur nën shenjën tuaj do ta gjejnë veten duke marrë role prestigjioze dhe do të kenë më shumë përgjegjësi mbi vete.
