Shqiptarët kudo që shkojnë dhe jetojnë ia dalin dhe mbi të gjitha nuk harrojnë gjuhën, kulturën e çdo gjë që ka të bëj me origjinën dhe vendlindjen. Por malli është shumë i madh i atyre që jetojnë në Diasporë e si duket personazhi ynë Lula Shabani ka menduar t’i bashkojë me Radio Zëri i Lirë të gjithë shqiptarët me zërin e saj sidomos ata që jetojnë në Gjermani. Kjo radio flet e këndon shqip dhe u hap në fund dhjetori të vitit të kaluar. Lula që ka menduar t’i argëtojë shqiptarët me muzikë të bukur shqipe është me origjinë nga Prekazi historik dhe të gjithë e komplemetojnë për këtë ide, ndërsa mësojmë se dy artistë të tjerë janë duke finalizuar një këngë në duet duke ja kushtuar këtij mediumi radiofonik në Gjermani.