Zhdukni zbokthin nga flokët me 5 metoda natyrale, nga aspirina dhe deri tek Aloe Vera


Zbokthi mund të  shkaktohet nga një sërë arsyesh.

Mund të vijë si rezultat i tharjes së skalpit apo nga sëmundje të ndryshme që mund ta prekin atë siç është dermatiti seborheik.

Zbokthi mund të shkaktohet edhe nga produktet e pasura me kimikate, ose nga shkaqe të brendshme siç janë sëmundjet e skalpit të kokës.

Në raste të tjera lëkura e dëmtuar dhe kruajtja e kokës mund të shkaktohen nga psoriaza apo ekzema.

Sipas Akademisë Amerikane të Dermatologjisë mënyrat për të larguar zbokthin nisin që nga shampot kundlr zbokth tek trajtimet që mund t’i përgatisni vetë në shtëpi.

Aspirina përmban të njëjtin përbërës aktiv acid salicilik si shumë shampo të posaçme për trajtimin e zbokthit.

Kështu fare mirë mund t’i përdorni edhe ju për kurimin e kësaj gjendje.

Mjafton të shtypni dy aspirina të mëdha derisa të formoni pluhurin e imët dhe shtojeni në shampon që përdorni zakonisht.

Lani flokët si zakonisht, lëreni shampon 1-2 minuta në flokë dhe më pas mund t’i shpëlani.

Vaji i pemës së çajit: Shumë i njohur për aromën e tij të freskët e për vetitë në flokë e lëkurë.

Një shampo e pasur me këtë vaj mund të ulë me 78% mikrobet dhe zbokthin në lëkurën tuaj.

Mjafton të shtoni disa pika të këtij çaji në shampon tuaj dhe lajini si zakonisht.

Soda e bukës: Disa përbërës që përdorni çdo ditë mund t’i përdorni edhe si mjete efektive kundlr zbokthit.

Lagini flokët e më pas fërkoni skalpin me sodë buke për disa momente.

Në fund lajini flokët tuaja si zakonisht.

Në fillim flokët tuaj mund të jenë pak më të thatë se zakonisht, por pas disa javësh lëkura e kokës tuaj do të fillojë të prodhojë yndyrë natyralisht duke gjetur kësjtu balancën e munguar.

Uthulla e mollës mesa duket është zgjidhja e shumë problemeve të organizmit dhe bukurisë.

Kështu vepron edhe në eleminimin e zbokthit.

Aciditeti tek uthulla ndryshon pehashin e lëkurës tuaj duke larguar zbokthin.

Përzieni 50 ml uthull me 50 ml ujë dhe spërkasni flokët duke synuar rrënjët.

Mbështillni kokën me një peshqir dhe lëreni uthullën të qëndrojë për 15 minuta deri në një orë, pastaj lani flokët si zakonisht.

Bëjeni këtë proces dy herë në javë për të shpëtuar nga zbokthi.

Aloe Vera: Një tjetër kurë natyrale për këtë problem do të ishtë aloe vera.
Ajo është e pasura në vlera që e mbrojnë trupin në shumë forma.
Ndaj pas dushit fërkoni skalpin me xhelin e aloe verës, lëreni të thahet për 30 minuta dhe më pas shpëlajeni.

/AgroWeb

 


Like it? Share with your friends!