Zhvillohet Kampionati i Minikalçetos, del fitues ekipi i FJT-së


Është zhvilluar në qytetin e Durrësit, Kamponati i Mini kalcetos, një event që ka shkaktuar emocione të forta dhe është mbyllur me suksues, me gjithë situatën e vështirë të COVID-19. Në këtë kampionat të minikalçetos, në futboll kanë marrë pjesë 20 skuadra, ku janë përfshirë të gjitha  grumoshat, duke filluar nga 18, deri në 55 vjeç. Sipas organizatorit të kampionatit Arben Rrapollari,  Kampionate të tillë janë zhvilluar dhe më parë, por ky kampionat ishte më i vecanti, pasi morrën pjesë në të dy ekipe nga Vlora: Pavarsia dhe Alupasion, që kanë lojëtar nga ekipi kombëtar i minifutbollit, si Qopeku, Moçka  edhe Plepi.

Në finale të këtij kampionati  dolën ekipi Alupasion nga Vlora dhe ekipi FJT-së. Të dyja ekipet treguan një nivel të lartë qytetarie, ku dominoi ferplai dhe një nivel i lartë në futboll. Pas përfundimit të kohës së rregullt, ekipi i FRT-së doli fitues me rezultatin 4 me 3, ndërsa spikatën me lojën e tyre  lojëtarët Xhulio Vlora, Armmand Pasho dhe Bledar Zhagova.  Gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve, kupën ja dorëzoi ekipit fitues, emblema e ekipit të Teutës Renato Arapi.

Ky kampionat u realizua dhe shkoi më së miri nga Arben Rrapollari, që ndau çertifikatat e të dy ekipeve.  Ekipi fitues,  që drejtohet nga Florian Mesiti, tregoi nivel të lartë në futboll.

Emocionet e kësaj finale I shijuan rreth 200 të rinjë nga qyteti bregdetar, me një  interes mjaft të madh.


Like it? Share with your friends!