Zihen për “burrni” Erion Braçe dhe Edmond Spaho. Në komisionin e Ekonomisë.


Komisioni për Ekonominë dhe Financat ka nisur me debate mes mazhorancës dhe opozitës. Teksa kryetari i Komisinit Erjon Braçe po fliste për rëndësinë që ka buxheti për reformën në drejtësi, ka ndërhyrë deputetit demokrat Edmond Spaho.

Pjesë nga debati

Braçe: Nëse ka një reformë që akomodohet nga pikëpamja financiare buxheti i vitit 2018 është reforma në drejtësi. Ne do të bëjmë verifikimin tonë në komision për çdo qindrarkë që ka nevojë ajo reformë

Spaho: Kjo reforma e Saimir Tahirit, për këtë e ke fjalën?

Braçe: Nuk më provokon dot

Spaho: Për këtë e ka fjalën…Keni turp të flisni për reformën në drejtësi, flisni ju për reformën në drejtësi

Braçe: Merru me akcizën e cigares dhe rakisë…

Spaho: Po të jeni aq pas reformës në drejtësi ja kishit hequr imunitetin, i kishit hequr imunitetin sic e kërkoi prokuroria, lerini proçkat tani …të kesh turp që zë reformën në drejtësi. E kishe rastin atje të enjten e kaluar që të votoje imunitetin, por nuk jeni nga ata burre se jeni të zhytur kokë e këmbë në drogë dhe nxirrni njëri tjetrin dhe atë drunë e shtrembër që tha ditën e parë u detyruar ta gëlltisi ditën tjetër sepse e kërcënuan, që po dola unë del dhe ti. Dhe na tregon tani reformën në drejtësi, çfarë reforme në drejtësi mor, qesharak.

Një ditë më parë opozitë nuk u bë pjesë e diskutimit në këtë komision për buxhetin, me arsyetimin se qeveria është e kapur nga krimi.

Kryetari i grupit parlamentar të PD Edmond Spaho tha se kjo mazhorancë ka rënë, ndaj bëri thirrje për krijim e asaj që opozita e quan qeveri antimafia.

Ndërsa kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili në një dalje për mediat theksoi se bojkotuesi më i madh është Edi Rama, i cili sipas Vasili nuk firmos as dokumentin më me rëndësi të qeverisë së tij.


Like it? Share with your friends!