Zjarr në banesë humbet jetën 70 vjeçarja, të paqarta shkaqet e rënies së zjarrit


Asfiksimi ka flakët e një zjarri që përfshiu banesën e saj, mësohet se është bërë shkak i humbjes së jetës. 70 vjeçarja, me inicialet D.K, banuese në lagjien me numër 10, në Durrës humbi jetën, pasi banesa e saj u përfshi nga flakët për shkaqe ende të panjohura. Zjarrfikësit nuk mundën që të bëjnë agjë për ta shpëtuar gruan, e cila jetonte e vetme në banesë, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë mbërritur ekspertë të policisë që po punojnë për të mësuar shkaqet e rënies së zjarrit.

Njoftimi zyrtar i policisë së Durrësit

Më datë 02.06.2020, rreth orës 05:00, në lagjen nr.10,Durrës, ka rënë zjarr në një banesë në katin e dytë të një pallati,e për pasojë ka humbur jetën shtetësja D.K.,70 vjeçe, e cila jetonte e vetme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen  e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

 


Like it? Share with your friends!