Zjarr nga rrjedhja e gazit, plagoset kryefamiljari


Një zjarr është rregjistruar në orët e para të mëngjesit të sotëm në një banesë në qytetin e Durrësit, ku si rezultat ka ngelur i lënduar kryefamiljari, ndërsa policia në një njoftim zyrtar bëri me dije se zjarri dyshohet se ka rënë si pasojë e rrjedhjes së një paisje me gaz.

Njoftimi i policisë:

Më datë 17.12.2020, në orën 06:45, në lagjen nr.13, Durrës, si pasojë e rrjedhjes së bombulës së gazit ka rënë zjarr në banesën e shtetasit F. B., 75 vjeç, i cili ka pësuar dëmtime të lehta dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikësve kanë dhënë ndihmën e parë ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

 


Like it? Share with your friends!