1 milion dollar për një postim/ Kylie Jenner dhe Cristiano Ronaldo “rrèzohen” nga froni. Kush po pasurohet nga Instagrami


“Fronin” si personi që fiton më shumë të ardhura nga Instagrami e ka marrë Dwayne Johnson, i njohur ndryshe si “The Rock”. Në listën e Hopper HQ rezulton se ai është i vetmi që fiton 1 milion dollar për një postim, rritje me 15% nga viti i kaluar.

Dwayne Johnson ishte aktori me pagesën më të lartë në Hollywood dhe tani shtohet një tjetër titull që sjell të ardhura të mira në llogarinë e tij. Johnson ka punuar fort për të marrë pushtetin e Instagramit pasi ka publikuar foto të ushqimeve dhe të trupit plot muskuj.

Në vendin e dytë e mban Kylie Jenner që fiton 986 mijë dollarë për post, të tretin Cristiano Ronaldo me 889 mijë dollarë. Kim Kardashian mban vendin e katërt me 858 mijë dollarë për post dhe top pesëshen më të paguar nga rrjeti social e plotëson Ariana Grande me 853 mijë dollarë. (


Like it? Share with your friends!