28 vjeç arrestohet falë Darin: qeni antidrogë i zbulon kokainë dhe kanabis


Një 28 vjeçar nga Altamura në Itali, u arrestua gjatë orët të fundit nga Guardia di Finanza, pasi akuzohet për trafikim  droge. Të riut në një operacion të kryer falë hundës së pagabueshme të qenit të drogës Darin,  i’u sekuestrua 80 gram kokainë dhe 25 gram kanabis, që nëse do të dilnin në shitje , do t’i siguronin rreth 10 mijë euro . Agjentët e antidrgogës, kishin rënë në gjurmët e tij për ditë me radhë. Ata e ndoqën atë, monitoruan lëvizjet e tij, duke verifikuar vendet ku ai frekuentonte dhe njerëzit që takonte. Derisa e ndaluan ndërsa ishte duke çuar makinën e tij për një kontroll. Në këtë rrethanë, 28-vjeçari kishte arritur të hiqte qafe disa doza kokaine, duke i rrëshqitur nën automjet. Sidoqoftë, ai nuk mund të bënte asgjë për të hedhur kanabisin. Në kontrollet në makinë dhe shtëpi dhe ju 105 doza drogë, 270 euro para, dy peshore precize, material i përdorur për prerjen e drogës dhe disa fletë me emra dhe shuma lekësh, potencialisht të atribuueshme për aktivitetin e tij të paligjshëm, u sekuestruan nga policia. Në fund të formaliteteve, 28-vjeçari u vendos fillimishtë në arrest shtëpiak. Ndërsa, më pas, me urdhër të autoriteteve gjyqësore të Barit, ai u transferua në burg.//Telebari


Like it? Share with your friends!