3 çiftet e horoskopit që e duan shumë njëri-tjetrin, por nuk është e shkruar të përfundojnë bashkë


Besojmë se të gjithë keni dëgjuar të paktën një herë për dashurinë e pamundur, madje ju vetë mund ta keni përjetuar një të tillë. Ndodh jo rrallë herë që mund të keni një dashuri gati të çmendur për një person, por për një arsye ose tjetër (shpesh fajësojmë fatin) ju nuk përfundoni bashkë në fund. Me siguri jeni të mendimit se “dashuritë e mëdha nuk veshin fustan nusërie” dhe me të drejtë, sepse sipas hartës së shenjave të horoskopit ekzistojnë disa kombinime shenjash në çift që janë të destinuara të dashurohen marrëzisht, por të mos përfundojnë bashkë. Më poshtë shihni 3 prej këtyre kombinimeve sipas hartës astrologjike:

Virgjëresha dhe Peshqit

Një atraksion i dyfishtë, por gjithsesi është rasti kur tërhiqen të kundërtat. Peshqit nuk e pëlqejnë rutinën perfekte, ndërsa Virgjëresha “të vret” për perfeksion. Kjo i bën ata të ndahen e të mos e shohin jetën me njëri-tjetrin.

Dashi dhe Peshorja

Dashuria midis tyre është një sfidë e vërtetë! Mënyra se si kënaqet në përgjithësi Peshorja ndryshon shumë me mënyrën se si gjen kënaqësi Dashi. Edhe pse është Peshorja ajo që mundohet gjithë kohës për t’iu përshtatur Dashit, në fund mbetet gjithsesi e pamundur. Por duhet thënë, dashuria është e zjarrtë!

Demi dhe Akrepi

Edhe pse konfliktet nuk mungojnë në këtë çift, ata kanë një pasion të zjarrtë ndaj njëri-tjetrit. Seksi mes tyre është gjithashtu i mrekullueshëm. Mirëpo Demat janë më pasivë në marrëdhënie dhe këtë gjë Akrepi e urren sepse pasionin që ndajnë në dhomë ata nuk arrijnë ta shpërndajnë edhe në sferat e tjera të lidhjes.


Like it? Share with your friends!