3 shenjat e horoskopit që nuk ngelin kurrë pa lekë në xhep, dini të manaxhojnë shpenzimet më mirë se kushdo tjetër


Nuk ka shumë rëndësi nëse në kuletën tuaj në këto momente gjendet rroga e sapotërhequr e muajit, apo disa qindarka të mbetura nga shpenzimet javore. Kur bëhet fjalë për të menaxhuar sa më mirë paratë jo të gjithë veprojmë njëlloj.

Por nëse deri më parë mendonit që gjithçka varej nga ju dhe aftësia për të mbytur dëshirën për të shpenzuar sa më shumë, na lejoni t’ju themi që përpara se të fusni dorën në xhep janë yjet ato që e bëjnë këtë gjë për ju dhe kontrollojnë marrëdhënien me paratë, sidomos për 3 fatlumet e mëposhtme që nuk ngelin kurrë pa lekë.

Ndryshe nga 9 shenjat e tjera që shpeshherë e gjejnë veten në vështirësi ekonomike dhe pa një dyshkë në xhep Demi, Virgjëresha dhe Bricjapi jo vetëm që nuk kanë probleme të kësaj natyre, por edhe arrijnë të kursejnë. Ja t’i shohim më nfga afër:

Demi: Personat që i përkasin kësaj shenje janë llogaritarë të lindur. Nuk kanë nevojë për laps e letër. Nuk kanë nevojë as për makinë llogaritëse, pasi e kanë gjithçka të programuar në kokë. Demët nuk i lejojnë vetes shpenzime të kota, prandaj dhe zgjedhin të kursejnë. Janë të kujdesshëm në menaxhimin e të ardhurave dhe nuk rrezikojnë kurrë të ngelin me xhepin bosh.

Virgjëresha: Paraja dhe Virgjëresha kanë një marrëdhënie utilitare: Virgjëresha përdor paratë, por edhe paratë e përdorin Virgjëreshën Janë shumë të moderuara kur bëhet fjalë për të bërë blerje të reja apo shpenzuar sasi të konsiderueshme për veshjet, udhëtimet etj. Natyra detajiste dhe perfeksioniste bën që të mos bien lehtë në kurthin e uljeve apo blerjeve të çmendura. Kursejnë shumë por njëkohësisht kënaqin nevojat e tyre të së tashmes.

Bricjapi: Kjo shenjë është një ndër më punëtoret e të gjithave. Janë gjithmonë me këmbë në tokë dhe u pëlqen të analizojnë çdo risk që mund t’u kanoset. Ata punojnë fort dhe mendojnë për ditë të vështira. Nuk shpenzojnë asnjëherë për gjëra pa vlerë.


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format