A ishte i shantazhuar Donald Lu kur bëri deklaratën për “gjyqet komuniste”? Analizojnë LIVE aktivistët Shkurti dhe Goxhaj


Mbrëmë në televizionin online Antisoros TV dyshja e aktivistëve , avokati Altin Goxhaj dhe Armir Shkurti kanë analizuar deklaratën e ambasadorit Donald Lu në kontekstin e çështjes “Tahiri” “për “gjyqe komuniste”.

Dy aktivistët sollën në vëmendje deklaratat e ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri në emisionin Opinion , një ditë para mbledhjes së Komisionit Parlamentar që shqyrtoi kërkesën e Prokurorisë. Në atë emision, për Ambasadorin Donald Lu , Tahiri u shpreh: “S’ka nevojë Shqipëria për ambasadorë që tregojnë se sa familje apo klane mafioze ka, ia kam thënë ambasadorëve që atëherë s’me duhet mua fare kritika publike e një ambasadori, më duhet që kur të flasë për policinë të vijë të më japi një ndihmë konkrete“. Më tej Tahiri deklaroi se nga 90 milion dollarë ndihma që kanë ardhur për policinë , vetëm 2 milion i kanë shkuar asaj. Po ashtu , me prepotencë, Tahiri përgënjeshtroi deklaratën publike të Lu – së, duke thënë se në Shqipëri nuk ka asnjë familje mafioze

Dy aktivistët, Goxhaj e Shkurti analizuan se, pas kësaj deklarate pritej që Ambasadori Lu të dilte dhe të paktën të jepte shpjegime për 90 milionët e përmendura nga Tahiri, për të mbajtur një qëndrim rreth krimit , drogës dhe familjeve mafioze….por në fakt ai përsëriti një deklaratë të një zyrtari më të lartë se ai në Departamentin e Shtetit, duke shtuar “tërheqjen e vëmendjes” që të mos kthehen gjyqet komuniste.

Në atë emision të Tahirit u shpërndanë mesazhe okulte majtas e djathtas, për informacione që “mund të kishte” e “mund të kishte patur” me të cilat “mund të kishte bërë miq”. Në këtë batare mesazhesh nuk shpëtoi pa rënë në sy as kjo e Lu-së, i cili, përmes paradigmës së “gyqeve komuniste”, i dha mundësi Edi Ramës të devijonte mesazhin e Departamentit të Shtetit për drejtësi të ndershme edhe në këtë rast.

Analizës Shkurti & Goxhaj nuk i shpëtoi as “lajthitja” e Ambasadorit Lu, në rapor me atë që ai përfaqëson në reformën në Drejtësi dhe “shkelmit” që i futi duke përmendur “gjyqet komuniste”.

“A u investua Donald Lu dhe taksapaguesit amerikanë për të prodhuar në fund të reformës në drejtësi një sistem drejtësie me gjyqe komuniste”? – e mbyllën analizën dy aktivistët politikë.

linkun e këtij emisioni e shihnin duke klikuar këtu


Like it? Share with your friends!