Kontrolli i pasurisë për ish-të dënuarit, OFL ju dërgon formularët 4 personave të tjerë. Ja kush janë


OFL deklaron se vijon operacionin për kontrollin e pasurisë të ish-të dëvuarve. Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Mino Zotaj, banues në Tiranë, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë, e kryer në bashkëpunim”;
Luan Ibro, banues në Tiranë, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Vjedhja me dhunë”;

Flamur Xeka, banues në Kurbin, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”;
Gjon Kola, banues në Lezhë, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

 


Like it? Share with your friends!