4 tipet e grave që e kanë feminilitetin e lindur, u përkasin këtyre shenjave zodiakale


Cilat janë gratë me më shumë feminilitet në gjithë zodiakun? Sipas ekspertëve të astrologjisë janë 4! Vazhdoni të lexoni më poshtë për të zbuluar nëse shenja juaj është në këtë listë:

Në vend të katërt, klasifikohet shenja e Bricjapit. Gruaja e Bricjapit është një nga ato gra që me thjeshtësinë e saj arrin të jetë një nga më tërheqëset e zodiakut. Po flasim për një personalitet që nuk i pëlqen të grimohet rëndë dhe të veshë veshje provokuese. Arrin të jetë femërore pikërisht në thjeshtësinë dhe naivitetin e saj!

Medalja e bronzit shkon për gruan e shenjës së Gaforres. Gruaja e Gaforres është një grua që e ka feminilitetin të lidhur ngushtë me personalitetin. Shumë e kujdesshme ndaj look-ut, kërkon gjithmonë të jetë e updatuar me modën e fundit, sidomos për sa i përket aksesorëve.

Në vend të dytë kemi shenjën Zodiakale të Shigjetarit. Gruaja e Shigjetarit meriton medaljen e argjendit sepse arrin të jetë femërore dhe joshëse pa shumë ‘salltanete’. Nuk i pëlqen grimi dhe veshjet shumë klas. Gruaja e Shigjetarit arrin të jetë femërore edhe me tuta gjimnastike ose pizhame.

Për sa i përket medaljes së arit, ajo i përket padyshim shenjës së Peshores. E dimë të gjithë që peshorja është një shenjë që e shfaq më së miri elegancën. Për gratë e kësaj shenje, bukuria është gjithccka, ashtu si eleganca dhe aftësia për t’u dukur mirë. Gjithccka, sigurisht, pa e tepruar dhe pa rënë në vulgaritet.


Like it? Share with your friends!