5 shenjat që janë të prirura të jetojnë në vetmi


Dashi

Të lindurit e shenjës së Dashit shpesh përpiqen të marrin atë që duan. Kjo vendosmëri e madhe është e admirueshme, por mund t’i bëjë ato të ftohtë. Ata priren të veprojnë pa menduar dhe mund ta trajtojnë jetën e tyre të dashurisë me përbuzje. Ata zakonisht duan atë që nuk kanë, kështu që kur më në fund fitojnë zemrën e personit që duan, mund të përfundojnë duke u mërzitur kollaj.

Demi

Njerëzit e kësaj shenje tentojnë të jenë shumë kokëfortë, gjë që i bën ata shumë joelastikë. Kjo veçori mund t’i bëjë njerëzit të ikin shpejt, sepse jo të gjithë mund të jetojnë me dikë që nuk është i gatshëm të heqë dorë. Ata shpesh i jepen dashurisë së gabuar, gjë që u shkakton shumë trishtim në jetën e tyre të dashurisë. Jo vetëm që Demi mund të përfundojë në vetmi, por mund të përfundojë në një marrëdhënie që tashmë është krejt e pafrytshme.

Ujori

Për shkak se ata kanë shumë besim tek vetja, njerëzit e kësaj shenje tentojnë të lihen vetëm. Zotërues të një shpirti shumë të thellë, Ujorët zakonisht gjejnë lumturi në vetmi, sepse ato brendësojnë shumë gjëra. Ata janë jashtëzakonisht selektivë, prandaj është e vështirë për ta që të gjejnë dikë që t’i bëjë plotësisht të lumtur. Gjithashtu, ato mbartin ëndrra të mëdha, gjë që i bën të besojnë se mund të gjejnë një person më të mirë.

Bricjapi

 

Njerëzit që i përkasin kësaj shenje janë shumë të përkushtuar ndaj jetës së tyre profesionale, prandaj ata kanë kërkesa shumë të larta për jetën e tyre të dashurisë. Për shkak se janë njerëz besnikë që përpiqen të jetojnë në një marrëdhënie të qëndrueshme, mund të përjashtojnë kollaj njerëzit që nuk i përmbushin kërkesat e tyre. Për më tepër, ata janë ambiciozë dhe të angazhuar në punën e tyre, që do të thotë se nuk kanë shumë kohë për të kërkuar dashurinë e vërtetë.

Virgjëresha

Njerëzit e kësaj shenje shpesh besojnë se nuk janë aq të mirë sa ta bëjnë dikë të lumtur, kështu që ata tentojnë të jenë vetëm. Ata janë gjithashtu të njohur si perfeksionistë dhe ky tipar mund t’u sjellë atyre shumë pasiguri emocionale.


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format