Më i shkathëti, më i shpejti, shenjat që duhet të ‘hidhen’ në aksion këtë javë


Java e fundit e Prillit do të jetë me ngjarje pozitive dhe të mira sipas parashikimit yjor. Astrologia Krisanthi Kallojeri, në lidhjen e përjavshme me “Shije Shtëpie” në Tv Klan, shpjegon se dy eklipset që zhvillohen do të kenë një ndikim 6-mujor tek shenjat.

Tre ditët e para të javës janë më të mirat për të përfituar, veçanërisht e marta. Shenjat e Tokës (Dem, Virgjëreshë, Bricjap) dhe shenjat e Ujit (Gaforre, Akrep, Peshqit) janë më të favorizuarat. Ndërkohë duhet të përfitojmë nga çdo mundësi që paraqitet dhe të veprojmë shpejt.

Krisanthi Kallojeri: Jemi në fazën midis dy eklipseve kështu që rezultate ose ngjarje që filluan javën e kaluar ose që do fillojnë këtë javë do ua shohim vazhdimësinë në Tetor sepse eklipset kanë një ndikim 6-mujor. Kjo javë është shumë e mirë, krijohen kushte 3 ditët e para të javës, sidomos nesër që të kemi mbështetje, ndihmë, dëshirë për të punuar, seriozitet, të zgjidhim çështje që na shqetësojmë, të krijojmë një marrëdhënie të re me baza të forta, të restaurojmë ose stabilizojmë marrëdhëniet e tronditura, të bëjmë një njohje ose biseda e kontakte që edhe sikur mos të lulëzojnë menjëherë tani, në vijim do të dalin prapë në pah dhe do të realizohen.

Favorizohen veçanërisht shenjat e Tokës dhe shenjat e Ujit. Tre ditët e fundit të javës duhet të veprojnë me shpejtësi, shkathtësi dhe të marrin shanset që paraqiten sepse nuk kanë qëndrueshmërinë që kanë gjërat që dalin në tre ditët e para të javës. Kemi një javë të qetë por që duhet të veprojmë sepse aspektet janë të tilla dhe ne duhet të bëjmë punën tonë.


Like it? Share with your friends!