6 profesionet e Peshores për të qenë më e mira e fushës


Meqë ke ditëlindjen këto ditë, le të flasim e shkruajmë vetëm për ty, Peshore. Pas karakteristikave më të mira që ke, t`u hedhim një sy profesioneve ku do shkëlqeje.

Astrologjia sugjeron në bazë të aftësive dhe cilësive të tua të punosh:

Një nga cilësitë më të spikatura të Peshores është ndjeshmëria dhe për këtë arsye është mirë të kuptosh se çfarë duan njerëzit me të vërtetë dhe çfarë është më e mira për ta. Peshorja është shumë e gatshme të këshillojë të tjerët dhe mbi të gjitha t’i motivojë ata. Një karrierë për Peshoren në burimet njerëzore do të ishte diçka shumë e natyrshme.

Të jesh një arkitekt ose arredues do të lejojë të shprehësh gjithë anën artistike dhe ndjenjën e të bukurës. Plus, kush më mirë se një Peshore mund të shprehë botën e tjetrit (që e kupton më së miri) në mobilje dhe gjëra të tjera kreative.

Avokati është një tjetër punë për ty. Të lejon të ushtrosh të gjithë sensin e drejtësisë. Megjithëse pjesa e udhëheqjes të mungon pak, aftësitë e tua analitike dhe forca bindëse do të lejojnë të fitosh çdo kauzë. Me pak fjalë, një kampion i lindur.

A ka një punë më të mirë se stilist, ku kombinohen të gjitha aftësitë e tua: natyra krijuese, ndjenja e të bukurës, aftësia për të kuptuar atë që dëshiron klienti, vëmendja ndaj tendencave dhe detajeve?

Nëse Peshoret kanë vështirësi të marrin vendimet vetë, ato mund t’i drejtojnë të tjerët shumë mirë në këtë proces. Të qenit në botën e marrëdhënieve me publikun jo vetëm që do t’i lejojë ato të krijojnë aktivitete shoqërore, por do kenë sukses në çdo projekt.

Gjyqtare, në gjykatë apo ndeshje sportive. Rregullat janë shumë të qarta dhe Peshorja është shumë e mirë në zbatimin e tyre. Merr bilbilin ose çekiçin.

*Burimi Cosmopolitan


Like it? Share with your friends!