“Anton Ndoj mjeku drejtuesi shëndetësor dhe intelektuali i njohur nga Mirdita”


Anton Ndoj, mjek, drejtues në shëndetësi, intelektual i njohur.
Lindi me 25 tetor 1972 në Srriqe të Fanit, ku kreu arsimin 8-vjeçar(1987); vazhdoi arsimin e mesëm në shkollën e mesme në fshatin Gojan i Madh(1987-1991) dhe pastaj studimet e larta në degën mjekësi e përgjithshme në Fakultetin e Mjekësisë(1991-1997); specializim pasuniversitar në degën Kirurgji e përgjithshme (1998-2002); specializim pasuniversitar në degën Urologji (2008-2009).

U trajnua në programin mbi planifikimin dhe menaxhimin shëndetësor të zhvilluar nga Ministria e Shëndetësisë, Instituti i Shëndetit Publik, Universiteti i Montrealit dhe Kooperimi zvicerian(maj-dhjetor 2007). Në vitin 2019 ndoqi kursin e Laparoskopisë Urologjike pranë Departamentit të Urologjisë në Universitetin Uludag të Bursës në Turqi(2019).

Filloi punë mjek i përgjithshëm dhe përgjegjës i Qendrës Shëndetësore Qafë Mali të rrethit të Pukës(1997-1998); kirurg në Spitalin e Pukës(2002-2007); mjek kirurg – urolog pranë Spitalit Rajonal Durrës(2009 e në vazhdim). I aftë si menaxher në sektorin e shëndetësisë: drejtor i Spitalit Pukë(2002-2006); anëtar i Bordit Drejtues të Spitalit Rajonal Durrës(2014-2020); shef i Klinikës së Urologjisë pranë Spitalit Rajonal Durrës(2020 e në vazhdim).

Pjesëmarrës në shumë simpoziume, konferenca kombëtare e ndërkombëtare të mjekësisë, të zhvilluara brenda dhe jashtë vendit; autor i shumë punimeve shkencore të botuara në revista me faktor të lartë impakti. Është anëtar i Urdhërit të Mjekut Shqiptar; anëtar i Shoqatave të Kirurgëve dhe Urologëve Shqiptarë, si dhe anëtar i Shoqatës së Urologëve të Europës (EAU).

I është dhënë titulli “Ambasador i Paqes”(2010) dhe është i zgjedhur kryetar i Sindikatës së Shëndetësisë së rrethit Durrës(2014 e në vazhdim).
Marr nga libri në dorëshkrim” Historia e zhvillimit të shëndetësisë në Mirditë”.

Nga Nikollë Loka


Like it? Share with your friends!