Më thuaj çfarë shenje je, të të them cila është puna jote ideale! Më thuaj çfarë shenje je, të të them cila është puna jote ideale!


Dashi

Duke qenë se janë lider të lindur, personat që i përkasin shenjës së Dashit mund ta gjejnë veten fare mirë në pozicionin e sipërmarrësit.

Me këtë truk do të freskoheni për një minutë!
Demi

Duke qenë se janë tipa që nuk nxitohen dhe jashtëzakonisht të kujdeshëm, cilësi këto që edhe pse konsiderohen si shumë acaruese në disa profesione, në disa të tjera mund të jenë pikërisht ato që mund të kërkohen më shumë. Për shembull profesioni i financierit, bankierit apo i nënpunësit civil, janë disa pozicione ideale për këtë shenjë.

Binjakët

Edhe pse shumë komplekse si shenjë, Binjakët duke qenë se karakterizohen nga një sens i lartë humori dhe nga një elokuencë e rrjedhshme, mund ta gjejnë veten fare mirë në televizion apo në radio.

Gaforrja

Pavarësisht personalitetit të tyre introvert, Gaforret mund ta gjejnë veten fare mirë edhe në fushën e marketingut, tregtisë, sidomos në import dhe eksport.

Luani

Presidentë të një grupi të suksesshëm, drejtorë të një kompanie të mirënjohur dhe funskionarë të lartë, janë disa prej pozicioneve të tjera ideale për këtë shenjë.

Virgjëresha

Virgjëreshat do ta gjenin veten e tyre fare mirë nëse do të punonin në fushën e inxhinierisë dhe mjekësisë.

Peshorja

Drejtësi, marketing, tregti, automobilistikë janë të gjitha fusha në të cilat kjo shenjë mund të shkëlqejë.

Akrepi

Ndër shenjat më krenare, ata impenjohen në maksimum në çdo profesion që marrin përsipër për të kryer. E gjejnë veten fare mirë në pozicione të tilla që kërkojnë përkushtim dhe kujdes, si mjekësia. Si kirurgë nuk kanë të krahasuar.

Shigjetari

Kanë një talent për të dramatizuar çdo gjë, madje edhe gjërat më të thjeshta, prandaj ata janë të lindur për të punuar në teatër. Ata do të kishin sukses edhe nëse do të eksploronin fushën e politikës.

Bricjapi

Edhe pse shumë punëtorë dhe të përpiktë, të gjithë të lindurit nën shenjën e Bricjapit nuk janë ndër kolegët idealë por ama ata janë ndër punonjësit idealë për çdo punëmarrës. Do ta gjenin vetem fare mirë në pozicionin e ekonomistit, ku do të kujdeshin për paratë tuaja njësoj si për të vetat.

Ujori

Kjo është një prej shenjave më të vështira për ta vendosur brenda një kornize pune. Janë të priur të mos ndjekin dhe të mos bëjnë zgjedhjet që bën shumica. Ata janë të tërhequr të ndjekin pozicione në fusha të tilla si marina dhe aeronautika.

Peshqit

Të ndjeshëm dhe me plot fantazi, arti dhe muzika janë fushat ideale për këtë shenjë.


Like it? Share with your friends!