Rama uron nxënësit për vitin e ri shkollor: Rrugëtimi i ri i dijes ka nisur me himnin kombëtar


Kryeministri Edi Rama ka uruar nxënësit me rastin e nisjes së vitit të ri shkollor. Kreu i qeverisë ka ndarë një video në rrjete sociale, nëpërmjet të cilës shprehet se rrugëtimi i ri i dijës ka nisur me himnin kombëtar.

“Sot, kur dyert e shkollës janë çelur dhe një rrugëtim i ri i dijes sapo ka nisur me himnin kombëtar, u dërgoj një urim të përzemërt për sa më shumë sukses e mbarësi të gjithë fëmijëve, nxënësve, mësuesve e prindërve të gjithë Shqipërisë🇦🇱”, ka shkruar kreu i qeverisë./lexo.al


Like it? Share with your friends!