“E marta, dita më ………? e javës”/Dy shenja ‘rrëmbejnë’ 5 yjet e Meri Shehut


Arena kozmike e javës do të jetë fatsjellëse për të gjitha shenjat. Sipas parashikimit të astrologes Meri Shehu për “Rudina” në Tv Klan, shenjat më të favorizuara do të jenë ato të tokës, por në përgjithësi do të ketë dëshirë për të arritur rezultate dhe mbështetje ekonomike.

Dita e martë parashikohet të jetë më e vështira sepse do të ketë trondisë katër shenjat e ndryshueshme: Binjakët, Virgjëreshat, Shigjetarët dhe Peshqit. Pas kësaj dite, gjithçka kthehet në një ritëm më të mirë.

Meri Shehu: Kjo është një javë shumë interesante sepse është hëna e parë e vitit në Bricjap. Kjo hënë e parë sjell ndryshime të mira sepse është edhe Marsi në Bricjap dhe na bën shumë rezultativë dhe shumë këmbëngulës në arritjen e qëllimeve. Nëse ne kemi një qëllim me pak punë më tepër mund t’ia arrijmë dhe hëna e re do të favorizojë shumë shenjat e tokës: Bricjapët, Virgjëreshat, Demët në përgjithësi por të gjithë ne do të marrim një energji ndryshimi dhe fillimi.

Nga ana ekonomike sikur fillon dhe suportohet duke përjashtuar ditën e nesërme që është dita më zhgënjyese e javës, ka ndodhur edhe dy herë gjatë vitit të kaluar kjo lidhje midis Mërkurit në Shigjetar dhe Neptunit në Peshk, ditë që premtimet nuk mbahen, disa gjëra thuhen kot dhe nuk është se ka një besim të mirë në ato gjëra. Të kalojë dhe e nesërmja, besoj që kjo javë do na japë një mundësi për të parë edhe ekonominë më mirë, por edhe realizimet e punëve, famën ose produkt dhe material.

Dashi – 3 yje

Kanë një javë shumë interesante, shumë të mirë, janë futur thellësisht në çështjet ekonomike dhe kjo është një javë që nga data 11 e tutje do u japë rezultat në karrierë. Ngritja në karrierë do jetë fantastike për ata që e pretendojnë dhe duan dhe një çështje ekonomike nga fundjava mund të marrë një drejtim jashtëzakonisht pozitiv kështu që Dashët të jenë të vëmendshëm dhe të shikojnë një ndryshim pozitiv në jetën e tyre më në fund në çështjet ekonomike. Ato do përmbysen nga Marsi por janë mirë për momentin.

Demi – 4 yje

Hëna e re u jep mundësi për fillime të reja, avantazhe të mira, por nëse bëjnë gabim në shoqëri e dashuri kjo do u kushtojë në kohë dhe nuk do jetë e mirë, mund të jetë shumë e vështirë në të ardhmen. Nëse nuk bëjnë gabime këtë javë dhe e masin mirë, shenjat e tokës do kenë një favorizim të madh, kontakte me jashtë dhe ngjarje të rëndësishme ekonomike.

Binjakët – 2 yje

Nuk është javë premtuese për ta, madje nesër që është Mërkuri në katërkëndësh me Neptunin është një ditë zhgënjyese, rrëshqitëse, disa gjëra tronditen nga themelet. Nesër Binjakët, Peshqit, Virgjëreshat dhe Shigjetarët duhet të kenë kujdes, sa të kalojë dhe kjo ditë do marrin lajme më të mira shpirtërore, do plotësohen në një çështje ekonomike, do arrijnë të vënë disa ekuilibra në fundjavë.

Gaforrja – 1 yll

Gjithë lufta bëhet përballë tyre, është Marsi në Bricjap, hëna e re në Bricjap dhe kanë një përballje më të fortë e situata të papritura. Kjo përballje do i bëjë pak më të ndjeshme dhe nuk është java që u jep stimulin e madh. Po tërhiqen që të bëjnë një strategji, por sulmi para tyre është më i madh.

Luani – 2 yje

Kanë karrierën dhe punën, fillojnë një punë të re ose lënë atë që kanë. E lënë atë që kanë, sidomos nga data 11 por aty ndodh një ndryshim shumë i rëndësishëm në lidhje me punën por në fundjavë kanë shansin që ky ndryshim t’i bëjë të ngjisin një shkallë në lidhje me karrierën. Kjo javë do jetë shumë e fokusuar në lidhje me punën dhe karrierën për Luanët dhe do hapë një portë të re sa i përket këtyre tendencave.

Virgjëresha – 4 yje

Hëna e re në Bricjap tregon një stabilizim, projekt të ri dhe të mirë, çlirim shpirtëror në jetën personale, në punë, në jetën familjare, çështjet erotike do dalin shumë mirë, por edhe çështjet ekonomike deri diku marrin një avantazh të mirë. Nesër do kenë kujdes, çështje pune, çështje shëndetësore ose ndonjë paqartësi në lidhje me partnerin, me partneren e tyre ose ndonjë bashkëpunëtor nëse këta janë Shigjetar, Binjak ose Peshk. Aty kemi një kontradiktë sepse merr pjesë edhe Saturni, ta heqin edhe këtë dhe do ecin me hapa të mirë drejt fundit të majit.

Peshorja – 2 yje

Është në një avantazh pak më shumë se Gaforrja, por është në katëërkëndësh me Bricjapin kështu që lufta, antagonizmi dhe njerëzit që mendojnë se i kanë vënë përpara janë aty dhe janë të fuqishëm. Do ruajnë njerëzit e afërt, të familjes, do përkujdesen për bizneset familjare ose për çdo gjë që e quajnë pronë ose marrëdhënie të tyren. Nëse e bëjnë këtë, nuk do goditen në punën e tyre më të dobët dhe nuk do kenë probleme ekonomike.

Akrepi – 5 yje

Shumë planetë në Bricjap i çojnë qëllimet e tyre deri në fund dhe me lidhjen e mirë në fundjavë me Jupiterin në Dem bëhet një bashkëpunim shumë i rëndësishëm dhe mund të firmosin kontrata të mira, të vlerësohen në një marrëdhënie, t’u jepet premtimi për një marrëdhënie shumë të mirë personale. Hëna e re në Bricjap i nxjerr në një rrugë ose ide të re në këtë periudhë dhe çdo gjë shkon mirë, ka energji nga planetët në Bricjap.

Shigjetari – 5 yje

Duke përjashtuar ditën e nesërme, mos të bien pre e kurtheve, zhgënjimeve, manipulimeve ose mos të bëjnë vetë një të tillë, pastaj fundi i javës premton shumë ekonomikisht, në marrëdhëniet në jetën e tyre personale dhe saktëson një lidhje për së mbari dhe i fut në një rrugë të programuar dhe kjo është shumë e mirë.

Bricjapi – 4 yje

Shenja e tokës që do mirëpresë hënën e re në shenjën e tyre, ka edhe Marsin, data 11 hap thesarin për ta dhe mund ta shijojnë, të bëjnë qëllime, të guxojnë dhe të tentojnë, energjia është me ta sepse Marsi në shenjën e tyre është shumë i bukur, është luftarak dhe i fuqishëm.

Ujori – 3 yje

Ka një lloj tendence të kalojnë mirë, të argëtojnë dhe qëllimet madhështore i ndiejnë brenda vetes, por do ta shijojnë. Qëllimet i kanë shumë të fshehta, po i programojnë shumë fuqishëm që kur të futet Marsi në Ujor nga shkurti, janë të papërmbajtshëm fare.

Peshqit – 4 yje

Duke përjashtuar ditën e nesërme që bëhen pre e idealizmave, utopizmave, zhgënjimeve por krahas kësaj do kenë mbështetje, përkrahje, miqësi të mira dhe fillon një jetë e re, marrëdhënie e re nga data 11 që i fut në një jetë erotike më të bukur, por edhe në një plan më të mirë e më pozitiv./tvklan.al


Like it? Share with your friends!