Reforma zgjedhore. Kjo duket se është beteja e Bashës tashmë.


Partia Demokratike ka depozituar sot në Parlament kërkesën për ngritjen e një komisioni Ad-Hoc për Reformën Zgjedhore. Kreu i PD-së, lulzim Basha deklaroi se pa reformuar sistemin politik nuk do të ndryshojë asgjë në vend.
Shqetësimet kryesore të Partisë Demokratike që kanë të bëjnë me shitblerjen dhe manipulimin e votës, si dhe votimin e numërimin elektronik, do të diskutohen në një komision të Posaçëm që do të ngrihet në Parlament.
Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka bërë të ditur sot para mediave tre kushtet e Partisë Demokratike për kryerjen e Reformës Zgjedhore.
“Ne jemi të hapur për çdo model, – theksoi Basha, – por që ai model duhet të plotësojë patjetër këto tre kushte:
1. Votimin dhe numërimin elektronik
2. Të ulë rolin e kryetarëve të forcave politike në proces
3. Të forcojë rolin e qytetarëve në proces.
Reforma Zgjedhore synon dhënien fund manipulimit me zgjedhjet në Shqipëri. Parësore është nisja e Reformës Zgjedhore. Ne jemi të hapur për modelin por ajo duhet të plotësojë tre kushtet, sepse u takon gjithë qytetarëve. Ndaj duhet të angazhojmë gjithë qytetarët, botën akademike. Grupet akademike, për të dhënë kontributin e tyre dhe të jemi të vendosur që kjo reformë të mos ndalet. Lidhur me votën e emigrantëve, ajo është nismë e PD-së dhe ne nuk do të lejojmë që të kthehet në fasadë. Ndaj Reforma Zgjedhore përfshirë votimin dhe numërimin e lirë përfshin edhe objektivin tonë, për zgjedhje të lira. Kjo qeveri nuk do të ishte qeveri pa paratë e drogës, pa kriminelët, pa vullnetin për të blerë votat”, u shpreh Basha.
Marrëveshja e 18 majit u vra në zgjedhjet e 25 qershorit sepse objektivi ishin zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Ne nisemi në këtë betejë duke pasur Edi Ramën përballë dhe jo në krah sepse ai u lëshua dhe këtë radhë në anën e tyre që ua mohojnë vullnetin qytetarëve përmes angazhimit të parave të pista dhe dhunës kriminale. Edi Ramën e konsiderojmë jo si aleat, por si vetë problemi. Ndaj këtë ne do ta bëjmë me të gjithë qytetarët.


Like it? Share with your friends!