Durrës – Mbetjet urbane dhe temperaturat e larta, përzirje e rrezikshme për banorët


Mbetjet urbane në rrugë, përveç se një pamje aspak e bukur për t’u parë, përbëjnë edhe rrezik për shëndetin e njerëzve, veçanërisht tani në stinën e nxehtë të verës. Ky problem bëhet edhe më i dukshëm në këtë periudhë, pasi sezoni veror shton edhe numrin e popullsisë. Në Durrës, lagjet periferike të qytetit duket sikur janë harruar. Në zonat afër qendrës së qytetit, kazanët e mbetjeve urbane duket se pastrohen më shpesh, ndërkohë që sapo i largohemi pak qendrës, gjendja është krejt tjetër.


Like it? Share with your friends!