Lajm i mirë, kush përdor autobuzin. Rinis aktiviteti i transportit publik në vend


Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka bërë publik lajmin e shumë pritur për përdoruesit e transportit publik. Kushdo që përdor mjetet e transportit publik dhe që këto muaj është vënë në vështirësi për shkak të mungesës së tyre, mund ti ripërdor ato që më 15 qershor. Me anë të një njoftimi në rrjetin social “FaceBook” të kësaj ministrie bëhet e ditur se sipas protokollit të parashikuar nga ISHP, rinis aktiviteti i transportit publik.

 

Njoftimi i plotë i ministrisë

 

Një lajm i mirë për ?qytetarët dhe sektorin e ?transportit publik.15 QERSHOR rifillon shërbimi i transportit publik, duke ju përshtatur rregullave të reja, sipas protokollit të miratuar nga ISHP
#Bashkë #Doiadalim??


Like it? Share with your friends!