Pamje të rralla në Tropojë/ Orteku masiv i dëborës “derdhet” furishëm në fshat


Ditët e fundit Shqipëria është përfshirë nga moti i acartë dhe me reshje intensive dëbore, ku si rrallëherë u zbardh edhe Tirana dhe zonat bregdetare. Për dy ditë rresht, u shkaktuan problematika të shumta në lidhje me qarkullimin e automjeteve, ndërsa disa zona u bllokuan dhe akoma vijojnë të jenë të tilla. Ndërkohë, disa pamje të rralla janë kapur në Tropojë, në fshatin Gosturan. Banorët e zonës kanë filmuar momentin kur një ortek masiv dëbore shkëputet nga maja e malit dhe fillon të rrëshqasë përposhtë. Nga banorët nuk raportohet që orteku të ketë shkaktuar dëme.


Like it? Share with your friends!