Pjesëmarrja e këngëtarëve në fushatë/ Kënga Tirona” u bë e famshme falë Ramës dhe u njoh ndërkombtarisht
Landi Hysi këngëtari i grupit të njohur “Ëest Side Family”, shte sot në lidhje direkte me “Breaking” në Top Neës, pikërisht për të diskutuar në lidhje me përfshirjen e këngëtarëve në fushatë.
Landi u shpreh se kënga dhe sporti për të gjithmonë kanë qenë të rëndësishme, e madje u bëri thirrje të gjithëve që të merren me sport. Ai thotë se në asnjë moment nuk ka bërë diçka vetëm për të joshur dikë në një moment, por ka qenë zë e figurë gjithmonë.
Teksa fliste për këngën “Tirona”, për të cilën kanë bashkëpunuar me Edi Ramën, këngëtari i njohur u shpreh:
“E kemi parë kryetarin e Bashkisë së asaj kohe si një person që ka punuar dhe na përputheshin mendimet dhe idetë. Ishim krenar që falë tij, kënga u bë e famshme në Shqipëri dhe ndërkombëtarisht kënga Tirona. Bëmë edhe një këngë të dytë në 2009, “Çohu”. Publikut i kemi treguar me vepra çfarë bëjmë, jo me fjalë.
Ne më tepër se sa një këngë, kemi bërë një himn, ajo Tirona. Këndohet nga të majtët dhe të djathtët, pasi të gjithë i përfaqësonte. Dora brilante e Dr. Florit bënte këngë për aktualitetin. “Çohu” ka qenë më shumë e kanalizuar për PS dhe nuk ishte himn si “Tirona””.
I pyetur se sa ndikon një këngëtar në një fushatë, Landi u shpreh se një person është ndikues në bazë të asaj që bën, jo në bazë të asaj çfarë thotë.
“Nuk më mbështesin për atë që flas, por për atë që bëj. Jemi të qëndrueshëm e të vazhdueshëm në atë që bëjmë”, shtoi këngëtari i dashur për publikun.