Pjesëmarrja e këngëtarëve në fushatë/ Kënga ”Tirona” u bë e famshme falë Ramës dhe u njoh ndërkombtarisht


Pjesëmarrja e këngëtarëve në fushatë/ Kënga Tirona” u bë e famshme falë Ramës dhe u njoh ndërkombtarisht

 Landi Hysi këngëtari i grupit të njohur “Ëest Side Family”, shte sot në lidhje direkte me “Breaking” në Top Neës, pikërisht për të diskutuar në lidhje me përfshirjen e këngëtarëve në fushatë.

Landi u shpreh se kënga dhe sporti për të gjithmonë kanë qenë të rëndësishme, e madje u bëri thirrje të gjithëve që të merren me sport. Ai thotë se në asnjë moment nuk ka bërë diçka vetëm për të joshur dikë në një moment, por ka qenë zë e figurë gjithmonë.

 

Teksa fliste për këngën “Tirona”, për të cilën kanë bashkëpunuar me Edi Ramën, këngëtari i njohur u shpreh:

“E kemi parë kryetarin e Bashkisë së asaj kohe si një person që ka punuar dhe na përputheshin mendimet dhe idetë. Ishim krenar që falë tij, kënga u bë e famshme në Shqipëri dhe ndërkombëtarisht kënga Tirona. Bëmë edhe një këngë të dytë në 2009, “Çohu”. Publikut i kemi treguar me vepra çfarë bëjmë, jo me fjalë.

Ne më tepër se sa një këngë, kemi bërë një himn, ajo Tirona. Këndohet nga të majtët dhe të djathtët, pasi të gjithë i përfaqësonte. Dora brilante e Dr. Florit bënte këngë për aktualitetin. “Çohu” ka qenë më shumë e kanalizuar për PS dhe nuk ishte himn si “Tirona””.

I pyetur se sa ndikon një këngëtar në një fushatë, Landi u shpreh se një person është ndikues në bazë të asaj që bën, jo në bazë të asaj çfarë thotë.

“Nuk më mbështesin për atë që flas, por për atë që bëj. Jemi të qëndrueshëm e të vazhdueshëm në atë që bëjmë”, shtoi këngëtari i dashur për publikun.

Pjesëmarrja e këngëtarëve në fushatë/ Landi Hysi:


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format