Eksperti i huaj: “Asnjëherë në jetën time nuk kam parë një lumë të tillë”, ja pse Vjosa është unike në Europë


Sekretari i Përgjithshëm i KB, Antonio Guterres, në një deklaratë për të shënuar ditën e tokës, bëri thirrje për veprimin vendimtar për të mbrojtur planetin tonë si nga koronavirusi, ashtu edhe nga kërcënimi ekzistencial i përçarjes së klimës.

Dita e Tokës shënohet çdo vit në 22 prill dhe sivjet përsëri do të shohë më shumë se 1 miliard njerëz që marrin pjesë në aktivitete në të gjithë botën për të tërhequr vëmendjen për urgjencën e krizës së klimës dhe degradimin e mjedisit dhe nevojën për veprime të menjëhershme.

Një nga çështjet më emergjente që tashmë është kthyer në një betejë ndërkombëtare, është Vjosa dhe përpjekja e botës shkencore dhe ambientalistëve për ta kthyer në Park Kombëtar; përpjekje që deri tani nuk është përmbushur.

Së fundmi një studim 11 shkencëtarëve austriakë, i kryer në 300 km lumë, vë në dukje rrezikun e zhdukjes së biodiversitetit dhe mijëra specieve që jetojnë në Vjosë, lumin e fundit të egër të Europës.

Në një lidhje Skype për “Wake Up”, Dr.Andrej Sovinc, zv.kryetari rajonal për Europën i Komisionit Botëror të IUCN-së për Zonat e Mbrojtura renditi arsyet pse Vjosa është unike.

“Asnjëherë në jetën time nuk kam parë një

“Ne e vlerësojmë rëndësinë ndërkombëtare të Vjosës dhe vlerat e saj të jashtëzakonshme. Unë jam duke udhëhequr pjesën europiane të komisionit për zonat e mbrojtura dhe asnjëherë në jetën time nuk kam parë një vend kaq të gjerë dhe të pandikuar si Vjosa.

Nuk ka asnjë lumë tjetër të ngjashëm me kaq ishuj dhe kaq kanale siç ka Vjosa në pjesën e mesme të saj, midis Tepelenës dhe Selenicës.

Nuk ka asnjë lumë si Vjosa në gjithë Europën, ka pelikanë, flamengo në Lagunën e Nartës dhe këto kanë të njëjtën vlerë si elefantët dhe luanët në vendet turistike të zhvilluara në Afrikë.

Është diçka e jashtëzakonshme europiane dhe pjesa e mesme e saj është kyçi i integriteti të lumit dhe mbrojtjes afatgjatë”, theksoi ai.

 


Like it? Share with your friends!