Dashi
Kushtojini vëmendje kësaj dite e cila sheh një rënie të vogël në dashuri. Për sa i përket punës, prisni lajme të mira dhe madje disa ndryshime pozitive.
Demi
Ka ardhur koha të flisni qartë në dashuri dhe në punë, vazhdoni të angazhoheni dhe qëndroni në rrugën e duhur sepse po vijnë mundësi të pashfrytëzuara.
Binjakët
Duhet të bëni pak durim, për të shijuar më të mirën e dashurisë do të duhet të prisni edhe pak. Në punë vijnë kënaqësi të mëdha.
Gaforrja
Bëni kujdes që të mos zemëroheni me partnerin, përpiquni të tregoheni më diplomatë në bisedat tuaja. Jeni në një fazë statike në punë por së shpejti do të dilni prej saj.
Luani
Duhet të bëni zgjedhje në dashuri dhe nëse nuk jeni të kënaqur me lidhjen tuaj, jepini fund asaj. Në punë jeni shumë të stresuar por do të mund të keni shumë kënaqësi, veçanërisht nëse jeni të vetëpunësuar.
Virgjëresha
Dashuria nuk po ju jep shumë emocione por së shpejti do të jeni në gjendje të rikuperoheni. Në punë gjithçka po shkon mirë, vazhdoni kështu.
Peshorja
Po vjen një dozë e mirë emocionesh për t’i përjetuar plotësisht. Në punë, përpiquni të mos shpërqendroheni shumë.
Akrepi
Në këtë ditë keni favorin e planetëve ndaj shijoni pak qetësi në dashuri. Në punë do ju duhet të bëni zgjedhje.
Shigjetari
Sot mund të keni disa dyshime për dashurinë, bëni kujdes. Në punë shfrytëzoni mundësitë që ju jepen.
Bricjapi
Në dashuri idetë tuaja janë ende pak të ngatërruara por me kalimin e kohës do të arrini të kuptoni se në cilin drejtim të shkoni. Në punë, promovimi është afër.
Ujori
Do ndiheni pak të mbingarkuar nga rutina familjare. Keni mundësi të mrekullueshme në punë për të bërë një hap para në cilësi.
Peshqit
Në dashuri do të duhet të bëni një zgjedhje. Në punë është një periudhë e shkëlqyer për të arritur më shumë nga të gjitha këndvështrimet./ CNA