A e dinit pse të lindurit në dhjetor janë njerëzit më të mirë?


Dhjetori është muaji i festave – dhe s’ka më mirë se ta kesh ditëlindjen në këtë muaj festiv.

Jo vetëm që mund ta festosh atë më mirë, por edhe mund të marrësh dhurata më shumë. Por duket se ka edhe përfitime tjera të jesh i lindur në këtë muaj krishtlindjesh.Studime të ndryshme shkencore, thonë se të jesh i lindur në dhjetor është mirë për disa arsye të ndryshme, transmeton Gazeta Express.

Dhe më e mira është se këta njerëz jetojnë më gjatë. Sipas një studimi të publikuar në Journal of Ageing Research, të lindësh në muajin e fundit të vitit do të thotë se keni më shumë gjasa të mbetni për më gjatë në këtë Tokë – madje të jetoni deri në 100 vjeç.Gjithashtu, njerëzit e lindur në dhjetor janë njerëz më të mirë.

Një anketë e kryer nga disa studentë në Amerikë, zbuloi se njerëzit e lindur në dhjetor ankohen më pak se njerëzit e tjerë dhe janë më shumë në humor të mirë.Një studim me 1,749,400 njerëz në SHBA sugjeron se foshnjat e lindura në dhjetor kanë më pak rrezik nga sëmundjet kardiovaskulare. Dhe nëse kjo nuk mjafton, njerëzit e lindur në dhjetor – shumica pra – janë të prirë për t’u bërë dentistë.

Foshnjat e lindura në dhjetor janë gjithashtu “atletë të lindur”, thuhet sipas një studimi në Gazetën Ndërkombëtare të Mjekësisë Sportive. Siç duket, krejt kjo është falë ekspozimit ndaj vitaminës D gjatë shtatzënisë së nënës gjatë verës, .Njerëzit e lindur në dhjetor janë gjithashtu të hershëm. Një hulumtim i publikuar në Librarinë Kombëtare të SHBA-së, gjeti se njerëzit e lindur në dhjetor kanë më shumë dëshirë të zgjohen herët dhe të bien në gjumë herët.


Like it? Share with your friends!