Akrobaci pa mjete sigurimi. Shko këta punëtorë në mes të Tiranës…


Akrobaci në ajër të pastër, në mes të Tiranës! Punëtorët që po punojnë tek xhamia e madhe tek Parlamenti, me një guxim të pashembullt, pa rripa sigurimi e pa skara mbrojtëse, ngjiten e zbresin tek njëra nga kubetë.

 

Edhe pse në çdo kuptim të fjalës, i ruan Zoti, Inspektorati i Punës do kishte dënuar çdo subjekt që do ta bënte fshehur këtë numër akrobacie, pale në mes të ditës e në mes të Tiranë.

 

Përveç rreziqeve të zakonshme që mbart puna në lartësi pa rrip mbrojtës, në këtë objekt rreziku është i shtuar edhe për shkak të formës sferike të kubesë, ku tre punëtorët nuk e kanë për gjë të lëvizin lirshëm.


Like it? Share with your friends!