Aksident tek Ura e Dajlanit, mjeti përplas gruan


Një 53 vjeçare, ka ngelur e aksidentuar si pasojë e një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në Durrës. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të Urës së Dajlanit, ku shtetasi me inicialet  A.D 45 vjec duke drejtuar mjetin e tij ka aksidetuar këmbësoren me inicialet S.M 53 vjeçe. Kjo e fundit u dërgua në  spital dhe mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 08.06.2020, rreth orës 10:30, në lagjen nr.13, Durrës, në afërsi të Urës së Dajlanit, një mjet me drejtues shtetasin A.D., 45 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren  shtetasen S.M., 53 vjeçe, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

 


Like it? Share with your friends!