Policia e Durrësit ka arrestuar drejtuesit e dy mjeteve, pas aksidentit të rëndë të ndodhur një ditë parë, me pasojë vdekjen e një 60-vjeçareje.
Në pranga ka rënë drejtuesja e mjetit tip “Lancia”, 60-vjeçarja M. K., e cila ka qenëduke lëvizur në sens të kundërt me lëvizjen e mjeteve, kur është përplasur me mjetin kamion me drejtues shtetasin Sh. P.
Nga përplasja e fortë mes mjeteve ka humbur jetën shtetasja Sh. Ç., 60 vjeçe, që ishte pasagjere në mjetin tip “Lancia”.
Njoftimi i policisë:
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:
- K., 60 vjeçe, banuese në Durrës, si dhe u procedua penalisht shtetasi Sh. P., 45 vjeç, banues në Krujë, pasi ditën e djeshme, në autostradën Durrës-Sukth, shtetasja M. K., duke drejtuar mjetin tip “Lancia” në sens të kundërt me lëvizjen e mjeteve, është përplasur me mjetin kamion me drejtues shtetasin Sh. P., e për pasojë ndërroi jetë pasagjerja në mjetin tip “Lancia”, shtetasja Sh. Ç., 60 vjeçe.
- H., 40 vjeç, banues në Prezë, Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur, në aksin rrugor Krujë – Fushë Krujë, është përplasur me një tjetër mjet, duke i shkaktuar dëme materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.