Aksidenti me pasojë vdekjen në Durrës/ Bie në pranga shoferja 60-vjeçare, po devijonte në krah të kundërt kur u përplas me automjetin


Policia e Durrësit ka arrestuar drejtuesit e dy mjeteve, pas aksidentit të rëndë të ndodhur një ditë parë, me pasojë vdekjen e një 60-vjeçareje.

Në pranga ka rënë drejtuesja e mjetit tip “Lancia”, 60-vjeçarja M. K., e cila ka qenëduke lëvizur në sens të kundërt me lëvizjen e mjeteve, kur është përplasur me mjetin kamion me drejtues shtetasin Sh. P.

Nga përplasja e fortë mes mjeteve ka humbur jetën shtetasja Sh. Ç., 60 vjeçe, që ishte pasagjere në mjetin tip “Lancia”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. K., 60 vjeçe, banuese në Durrës, si dhe u procedua penalisht shtetasi Sh. P., 45 vjeç, banues në Krujë, pasi ditën e djeshme, në autostradën Durrës-Sukth, shtetasja M. K., duke drejtuar mjetin tip “Lancia” në sens të kundërt me lëvizjen e mjeteve, është përplasur me mjetin kamion me drejtues shtetasin Sh. P., e për pasojë ndërroi jetë pasagjerja në mjetin tip “Lancia”, shtetasja Sh. Ç., 60 vjeçe.
  2. H., 40 vjeç, banues në Prezë, Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Audi”, në gjendje të dehur, në aksin rrugor Krujë – Fushë Krujë, është përplasur me një tjetër mjet, duke i shkaktuar dëme materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

 


Like it? Share with your friends!