Aksioni antidrogë në Salento, 3 milion euro malli i sekuestruar dhe dy arrestime


Një gomone që drejtohej nga dy kontrabandistë shqiptarë që transportonin një sasi të madhe marihuanë dhe kanabis sativa, prej një vlerë të vlerësuar prej tre milion eurosh, mësohet se u bllokua në brigjet e San Cataldo në Lecce. Gomonja u bllokua nga anija e patrullimi të shpejtë të Departamentit të Operacioneve Ajrore dhe Detare të Gardës Financiare të  Bari në bashkëpunim me Guardia di Finanza të Taranto.  Dy kontrabandistët, emrat e të cilëve ende nuk bëhen publik,  janë arrestuar. Financierët mësohet se përgjuan në mes të natës mjetin, prej rreth 6 metrash, i cili u drejtua drejt bregdetit me shpejtësi të madhe dhe që pas një ndjekje të shkurtër u bllokua. Në bord kishte rreth 3 kuintale marijuanë dhe 10 kg. Hashash, të cilat u sekuestruan.


Like it? Share with your friends!