Aksioni “Pure drugs”, sekuestrohen rreth 1 kg lëndë narkotike kokainë


Drejtoria e Policisë Vendore në Durrës, ka bërë me dije se ka finalizuar me skuses aksionin “Pure drugs”.   Si rezultat i këtij aksioni mësohet se është sekuestruar rreth 1 kg lëndë narkotike kokainë si dhe janë arrestuar në flagrancë 3 shtetas.

Njoftimi i policisë:

Durrës

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës, në bashkëpunim me Forcat Operacionale, në vijim të punës për goditjen  e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Pure drugs”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. G., 42 vjeç, A. N., 34 vjeç dhe F. D., 20 vjeç, i dënuar më parë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, banues në Durrës.

Gjatë operacionit, në bazë të informacioneve të siguruara se këta shtetas po tentonin të kryenin shitblerjen e një sasie kokaine, shërbimet e Policisë kanë konstatuar në një lokal në lagjen nr. 13, Plazh, Durrës, këta tre shtetas duke shkëmbyer 1 kg e 113.5 gr. lëndë narkotike të dyshuar kokainë.

Në vijim të operacionit, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. N., shërbimet e Policisë kanë gjetur një krehër dhe 33 fishekë.

Në përfundim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasve A. G., A. N., F. D. dhe sekuestrimi i lëndës narkotike dhe fishekëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje e municionit luftarak” kryer në bashkëpunim.

 

 

 

 


Like it? Share with your friends!