Aktorja e famshme turke e dashuruar me Shqipërinë, zgjedh sërish bregdetin shqiptar për të kaluar pushimet


Aktorja e famshme turke Farah Zeynep Abdullah është rikthyer sërish në Shqipëri për të kaluar pushimet. Farah zgjodhi Sarandën për të shijuar ditët e nxehta të verës.

 

30-vjeçarja publikoi foto në bregdeti shqiptar dhe në shenjë solidariteti për vendin tonë shoqëroi imazhet me emojin e flamurit kombëtar si edhe një emoji me duart që formojnë zemër. Kjo është hera e dytë që aktorja turke zgjedh Shqipërinë për të kaluar disa ditë pushime. Po në të njëjtën periudhë, vitin e kaluar, ajo qëndroi në bregdetin e Vlorës dhe Sarandës. Nga postimet që aktorja bërë në atë kohë, zbuloi se e do Shqipërinë dhe se i ka pëlqyer shumë bregdeti shqiptar. Farah Zeynep Abdullah u bë e njohur për publikun shqiptar pas rolit të suksesshëm në serialin turk “Kurt dhe Sura”.

 

 


Like it? Share with your friends!