APD: Ja hyrje-daljet e pasagjerëve në Portin e Durrës


Ndonëse jo të shumtë në numër si vitete tjera, emigrantët shqiptar që erdhën për të festuar pranë familjes festat e fundvitit, tashmë po kthehen në vendet e tyrë ku jetojnë dhe punojnë. Ditët e fundit pranë Portit të Durrësit, është vënë re një shtim i numrit të paragjerëve, sidomos në dalje. Autoriteti Portual në Durrës, ka bërë me dije statistikat e hyrje-daljeve të pasagjerëve në 24 orët e fundit, me anë të një postimi në faqen e tij zyrtarë në Facebook..

Postimi i plotë:

Statistika/ Hyrje-daljet e pasagjerëve në 24 orët e fundit nëpërmjet Portit të Durrësit

Në hyrje, me dy tragetet që kanë lundruar nga Bari janë përpunuar 294 pasagjerë dhe 126 mjete. Ndërsa me dy tragetet që kanë lundruar nga Porti i Durrësit në drejtim të Barit (dalje) janë përpunuar 1,753 pasagjerë dhe 563 mjete.

Në total në datën 6 janar 2021 janë përpunuar 2,047 pasagjerë dhe 689 mjete.

*Raporti ditor i pasagjerëve i përket datës 6 janar 2021, pasi rezymeja e të dhënave bëhet pas përpunimit ditor të pasagjerëve si në hyrje ashtu dhe ne dalje.

#APD

 


Like it? Share with your friends!