Aurela Gaçe bëhet nostalgjike, këngëtarja ndan pamjet nga klipi i saj i parë


Aurela Gaçe është një nga këngëtaret më të dashura të skenës shqiptare. Ajo është padyshim një ndër artistet më energjike të skenës muzikore shqiptare, e cila me performancat e saj elektrizon gjithë publikun. Aurela është treguar gjithmonë transparente me ndjekësit e saj dhe cdo ditë në rrjetet siciale ndan momente nga jeta profesionale dhe përditshmëria e saj. A e mbani mend klipin e parë të këngëtares? Aurela ka ndarë sot një video të këngës Cimica, pasi bëhen plot 20 vite që është publikuar. Ky është klipi i parë i këngëtares, që pasoi dhe shumë të tjera mjaft të pëlqyera. “Fiks 20 vjet nga kjo këngë. Ishte verë 2000. Klipi im i parë. Cimica ( ose kënga eKaçakut)”, shkruan Aurela krahas videove.

 

Ky postim i ka bërë nostalgjikë të gjithë, të cilët kanë nxituar të lënë komente nga më pozitivet për artin e Gaçes.


Like it? Share with your friends!