“Aureljana Vushaj më e bukura e bjeshkëve të Malësisë së Madhe “


Me datë 13 gusht 2023 në vendin e quajtur Qafa e Predelecit, u zhvillua spektakli i përvitshëm (Logu i Bjeshkëve) apo siç quhet ndryshe “Miss Bjeshka”

Në këtë eveniment që vjen nga shekujt,vajzat konkurente duhet që të jenë të veshura me Xhubletën autentike tradicionale të Malësisë së Madhe e cila tashmë është e vlerësuar dhe e Mbrojtur nga UNESCO.

Kurorën e bukurisë së Bjeshkëve 2023 e fitoi vajza me numrin 1 e cila është nga Vermoshi dhe quhet Aureljana Vushaj, Aureljana e veshur me Xhubletën Ilirjane jepte një pamje që e kthente në një mbretëreshë të ëmbël dhe të bukur, në një zanë bjeshkësh’ bukurinë hijeshinë dhe fisnikërinë e kësaj bukurosheje do e kishte zili çdo mbretëreshë, një pamje natyrale me një freski alpesh bëri që juria të vendoste që kurorën e bukurisë së Bjeshkëve të Malësisë së Madhe t’a merrte Aureljana Vushaj.

Aureljana vajza e bukur nga Vermoshi është si çdo vajzë tjetër malësore e cila ka ëndrra dhe projekte për të ardhmen, ajo vazhdon uneversitetin në degën Psikologji. Ne e falenderojmë dhe i urojmë suksese të mëtejshme “Miss Bjeshka 2023” zonjushës bukuroshe Aureljana Vushaj.
NGA PAL QARRAJ. PUBLIALB.AL


Like it? Share with your friends!