Basha me biznesin e vogël në Durrës: Plani ynë për pandeminë, synon që familjet të arrijnë një minimum mujor për të jetuar


Kryetari i  PD-së, Lulzim Basha ka vazhduar takimet e tij me biznesin e vogël, duke u ndalur sot në Durrës. Basha në takimet me drejtuesit e bizneseve, ka shpjeguar  e planit me 5 pika të PD për të përballuar pasojat e pandemisë deri në prill.

Basha ka theksuar dhe shpjeguar se plani i PD për pandeminë nuk është shpikje dhe s’ka lidhje me zgjedhjet, pasi duhet zbatuar tani deri në fillim të prillit.

”Dëgjova dje. Se ne e shpallëm planin. Se e ngatërrojnë njerëzit me programin ekonomik. Është plan për pandeminë. Sa i përket biznesit. Duhet të ndihmohet me 1 mijë euro çek. Dhe nuk është ndonjë gjë e madhe.

Tek personat që kanë humbur punën edhe për ata ndihmë. Nëse ke larguar njeri nga pandemia, dhe detyrohesh ta rimarrësh. Shumë biznese s’ia kanë dalë dhe i kanë hequr nga puna. Ne i propozojmë qeverisë të stimulohet duke i dhënë çdo punëmarrësi 200 mijë lekë, 20 mijë lekë pensionistëve. Rrit konsumin. Këto janë lekë që siç

Nuk e kemi shpikur ne, këtë po bën bota, Kosova e Maqedonia. Rënia ekonomike vjen prej rënies së konsumit.

Rrinë në televizor dhe na thonë ne sa kemi dhënë. Pyetja nuk është sa ke dhënë, por sa do japësh. Apo duke u fshehur me premtime elektorale. Ne themi tani duhet t’i dalësh përpara. Nuk themi se është e mjaftueshme, por është minimumi jetik. Për 6 muaj është paketa. S’ka të bëjë me zgjedhjet, por me njerëzit. Ka të bëjë me xhepat e tavolinat e shqiptarëve. Është plotësisht e mundur, po të heqim dorë nga çdo shpenzim tjetër. Shqiptarët as me listat nuk ia dalin dot. 1 mijë euro për ju, nuk është mrekulli, por t’ju heqë disa shpenzime shtesë që i keni pasur këto 7 vite.

Këta e duan taksën në kokë, po s’paguan të bllokojnë.

Ju e dini vetë që ekonomia është zinxhir. Po u këput një hallkë këputën të gjitha. Konsumi është kryesorja. Ndihma kryesore është nxitja e konsumit. Dhe 5 pikat që kemi propozuar, këtë kanë synim krysor. Bëhet fjalë për bukën e gojës, jo luks. Ka kohë edhe para pandemisë. Kjo vetëm sa e thelloi. Edhe para tërmetit. Kam ardhur shpesh herë në Durrës lista pa fund. Nuk japin më me listë se nuk ia dalin dot. Për t’i dalë para saj, është plotësisht e përballueshme. I jepet biznesit të vogël 1 mijë euro, 2 mijë do ishte dhe më mirë. Këtë do bënim ne po të ishim në qeveri. Pa zbukurime, pa propagandë, ky është realiteti.

Ne si opozitë japim planin tonë për ta zbatuar. As fushatë as plan ekonomik pas zgjedhjeve. Tani, tani. Tetor, nëntor, rënia do thellohet, prandaj duhet zbatuar që tani plani.”- tha Basha.

 


Like it? Share with your friends!