Basha: Rama premtoi premtoi vendosje të transparencës dhe të konkurrencës, por dështoi


Kryetari i Parrisë Demokratike Lulzim Basha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka dështuar në mbajtjen e premtimeve, sa i takon vendosjes të konkurrencës dhe transparencës kudo në Shqipëri.

Basha thekson se Rama nuk mbajti premtimin, duke nënvizuar se DASH raporton se mungesa e transparencës dhe konkurrencës  janë probleme të mëdha për Shqipërinë.

“Në vitin 2003, Rama u zotua se konkurrenca dhe transparenca do të vendoseshin në themel të qeverisjes së tij. Por, a e mbajti Rama këtë zotim?

Sipas DASH, mungesa e transparencës, konkurrenca e padrejtë dhe korrupsioni janë të përhapura në çdo hallkë të vendit, duke qenë problemet kryesore të Shqipërisë”, shkruan Basha.

 


Like it? Share with your friends!