Basha takim me të rinjtë në Farkë/ Premtoj rreth 7000-9000 të punësuar prej jush gjatë ardhjes në pushtet


Lulzim Basha është ndalur sot në një takim me të rinjtë e Farkës. Kryedemokrati  është pritur me duartrokitje dhe ovacione nga banorët e zonës, ndërsa ata në kor thërrisnin ‘Fitore, fitore’.

Ai shpjegoi programin e qeverisë së tij të ardhshme, ku tha se si përgjegjësi kryesore ka ndalimin e emigrimit të të rinjve, anulimin e ligjit për arsimin e lartë dhe krijimin e mundësive që asnjë i ri shqiptar të mos mbetet i pashkolluar.

“Përgjegjësia më e madhe e imja dhe ekipit tim pas 25 Prillit është ndaj jush. Këtë përgjegjësi ne do ta përkthejmë në vepra konkrete që do të ju ndihmojë për të zgjidhur disa nga hallet, dilemat, problemet që keni, sfidat dhe pikëpyetjet e mëdha që ju kanë munduar këto 8 vite, sepse me të vërtetë kanë qenë 8 vite të vështira për të gjithë, por kanë qenë 8 vite të tmerrshme për rininë shqiptare. Natyrisht edhe për familjet tuaja, largimi masiv i shokëve dhe i shoqeve tuaja në emigracion e provon këtë. A ka plagë më të madhe për ju?! Prindërit e atyre që nuk i kemi më mes nesh? A ka detyrë më të rëndësishme për kryeministrin e ardhshëm sesa ta ndalë këtë plagë?! Kjo plagë nuk ndalet me llafe, nuk ndalet me premtime boshe nga ato që kemi dëgjuar gjatë këtyre 8 viteve. Kjo plagë ndalet duke marrë veprime të vendosura siç do të jetë vendimi im i parë për të anuluar ligjin për arsimin e lartë dhe për të kthyer universitetet shqiptare në qendra të trajnimit dual, ku mos të ketë bijë dhe bir shqiptari që të mbetet pa studiuar për shkak të pamundësisë ekonomike të familjes së vet. Me këto masa, do të mundësoj që çdo i ri, çdo e re që dëshiron të ndjekë universitetin dhe të marrë një profesion, t’i mundësohet kjo dhe jo thjesht një diplomë por një profesion. Jemi investuar në këtë program para një jave, para një muaji, në vazhdimësi, kam qenë në bisedime me Bashkimin Europian, me autoritetet më të larta të Bashkimit Europian, me Aleancën e Universiteteve Europiane, që kur të futeni në universitet apo ju që jeni në universitet, gjysmën e kohës ta keni teori, gjysmën tjetër ta keni praktikë dhe pas kësaj t’ju sigurohet dhe një stazh, i paguar” – u shpreh Basha.

25 prilli është dita e bashkimit më të madh të shqiptarëve për ndryshim. Pas 25 prillit ndryshimi do të marrë formë konkrete. Ty si gjimnaziste do të ofrojë mundësinë të zgjedhësh degën e preferuar në një universitet i cili do të ndihmohet nga qeveria shqiptare dhe nga Bashkimi Europian, që atë degë ti të përvetësosh profesionin tënd, jo thjeshtë përmes mësimit teorik por edhe përmes praktikës. Dhe ndërkohë që kjo ndodh, ne do të kemi krijuar në këtë vend një sistem fiskal me taksa të ulëta, një liri tregu. Do të kemi shporrur terrorin e taksidarëve të inspektorëve dhe të shtetit në tërësi dhe do të kemi bërë të mundur kësisoj që investitorët shqiptarë dhe investitorët e huaj të hapin vende pune dhe të kërkojnë profesionistë të zotë. Pikat kryesore të planit që kemi hartuar me atë universitetet Europiane që ju thash është që ne do ta shndërrojmë universitetin Shqiptarë, Institucionet e Arsimit të Lartë në Shqipëri, institucionet e trajnimit të profesionistëve të ardhshëm, jo vetëm dërrase e zezë dhe shkumës, jo vetëm leksione dhe seminare. Ne do të synojmë që brenda një kohe të shkurtër gjysma e kohës së studimeve të jetë de facto, faktikisht, praktikë. Nuk ka rëndësi nëse po studion juridik apo ekonomi, shëndetësi apo inxhinieri, gjysma e kohës do të jetë praktikë dhe në fund të studimeve për 10 mijë më të mirët do të ketë një stazh 12 mujor me një pagesë minimale 30 mijë lekë të vjetra në muaj që të mundësojë që ju të shkoni nga auditori te tregu i punës me një udhërrëfim, me një hartë rruge, siç është stazhi, siç është praktika. Dhe ne e dimë se kur ndodhë kjo 9 në 10 studentë të sapo diplomuar gjejnë vendin e punës. Kam folur për këtë gjerësisht këtë mëngjes me më të mirët në botë që janë Gjermanët. Janë ata që futën praktikën e trajnimit DUAL i thonë, gjysmë teori, gjysmë praktikë dhe kam garancinë dhe mbështetjen e një prej organizatave më të fuqishme që do të na mbështesin pas zgjedhjeve. E vetmja gjë që kërkuan është që gjërat në Shqipëri të ndryshojnë, e vetmja gjë që kërkuan është që të ketë një qeveri tek e cila të kenë besim, sepse 8 vite me radhë ata nuk kanë pasur besim tek kjo qeveri” – tha Basha.

 


Like it? Share with your friends!

Choose A Format
Personality quiz
Series of questions that intends to reveal something about the personality
Trivia quiz
Series of questions with right and wrong answers that intends to check knowledge
Poll
Voting to make decisions or determine opinions
Story
Formatted Text with Embeds and Visuals
List
The Classic Internet Listicles
Countdown
The Classic Internet Countdowns
Open List
Submit your own item and vote up for the best submission
Ranked List
Upvote or downvote to decide the best list item
Meme
Upload your own images to make custom memes
Video
Youtube and Vimeo Embeds
Audio
Soundcloud or Mixcloud Embeds
Image
Photo or GIF
Gif
GIF format