Beton në Parkun e Dajtit! Denoncimi me foto.


Ia hynë edhe Dajtit? Ndryshe nga Liqeni Artificial, këtu sytë janë shumë herë më të pakët. Kështuqë dalëngadalë, në këtë lëndinë në majë të malit, ka filluar prerja e pemëve

 

Në sfond duken antenat në majë të malit. Ndërkohë që kjo lëndinë rreth dy hektar shërben për aktivitete nga më të ndyrshmet: që nga argëtime familjare, lojra e të tjera.  Mirëpo , duke qenë vend kaq i mirë. nuk ka kaluar pa rënë në sy. Natrisht, në sy të atyre që kanë në dorë të japin leje e të “zhvillojnë territorin”

 

Dhe ja zhvillimi në Parkun Kombëtar të Dajtit. Ca pemë të “bezdisshme” janë sharruar me shumë kujdes, duke hapur mundësi për “sistemim” të këtij terreni kaq të çmuar në një nga vendet më të lakmuara të Tiranës, por që teorikisht është i mbrojtur me ligj.

 

Ajo që bie në sy është se rreth e qark nuk ka asnjë shenjë a tabelë se çfarë do të bëhet e ç’do ndërtohet këtu. Por që do të ndërtohet, këtë nuk e luan topi!

 

 

Ustallarët jo vetëm që kanë sjellë çimento këtu, por janë kujdesur ta mbulojnë me plastmas, me qëllim që të mos i dalë jashtë përdorimit nga shirat e kësaj vjeshte.

 

 

Kush po shpërblehet me këtë pasuri përrallore në Prkun Kombëtar? Lali Eri nuk ka ndonjë sqarim deri këto çaste, siç nga ana tjetër nuk ka as reagim nga opozita, e cila, të paktën në  një rast të ngjashëm tek Liqeni, i bëri nja ca protesta.


Like it? Share with your friends!