Bimë narkotike në stanin e bagëtive, pranga bariut 60-vjeçar nga Mallakastra


Duket se kultivimi i bimëve narkotike nuk po njeh më as moshë e profesion. Një 60 vjeçar nga Mallakastra, bari, në afërsi të stanit të tij, në fshatin Vasjar, kishte mbjellë një sasi bimësh narkotike. Ai ra në pranga të policisë, ndërsa operacionet antikanabis vazhdojnë.

Njoftimi i Policisë Memaliaj

”Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, kanë bërë arrestimin e shtetasit M. Sh., 60 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj, pasi në afërsi të stanit të tij, në një zonë të pyllëzuar në fshatin Vasjar, u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë”

 


Like it? Share with your friends!