Bojkotuan punën së bashku me kolegët e tjerë, kontrollorët e Albcontrol dalin sot para seancës gjygjësore, ja vendimi


Ka nisur këtë të shtunë seanca ndaj tre kontrollorëve të ndaluar të Albcontrol, pas pezullimit të punës në aeroportin e Rinasit, Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini.

Lajmi bëhet i ditur nga gazetarja Klodiana Lala, e cila thekson se Prokuroria e Tiranës ka dërguar një ditë më parë në Gjykatë kërkesën ndaj tre kontrollorëve, ku ndaj Flora Ndrecës ka kërkuar masën “arrest shtëpie”, ndërsa për dy të tjerët ka kërkuar “arrest me burg”.

Ndaj tre kontrollorëve, Prokuroria ka ngritur akuzën e shpërdorimit të detyrës kryer në bashkëpunim.

Kërkesa e Organit të Akuzës do të shqyrtohet nga gjyqtari Arben Mica, ndërsa vetë Akuza përfaqësohet nga prokuroret Marjeta Zaimi dhe Ledina Riza.

 


Like it? Share with your friends!