Bota vazhdon betejën me COVID-19,kryesor SHBA


Në ditët e para të muajit shtator, në shumë shtete të botës, është shënuar një rritje e numrit të rasteve me COVID-19, po kështu dhe e humbjes së jetëve. Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 190.014, prej të cilëve 1.053 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.

Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 31.784, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 6.291.776.

Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 3,54 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 84,1 milionë.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 721.893 raste të konfirmuara, ndërkohë që numri më i lartë i vdekjeve është regjistruar në New York, me gjithsej 33.052 viktima.

Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 4.000.442 raste dhe India me 3.872.670.

 


Like it? Share with your friends!