Bushati dhe Kotzias duke vallëzuar në Kretë


Prej së premtes në Kretë po zhvillohen negociatat mes ministrave të jashtëm të Shqipërisë Dimir Bushati dhe atij helen Nikos Kotzias për çështjet më të rëndësishme të lëna pezull mes dyy vendeve. Por ndërsa nga negociatat kanë dalë shumë pak detaje të shtunën paradite dy ministrat e jashtëm udhëtuan drejt Dikteon Andron ku janë pritur nga kryebashkiaku lokal dhe një grup muzikantësh. Ndërsa zyrtarët lokalë u kanë bërë dhurata të vogla mediat greke shkruajnë se Bushati iu bashkua valles së nisur nga Kotzias. I pyetur për negociatat Kotzias tha se ato vazhdojnë por nuk pranoi tu përgjigjet gazetarëve rreth klimës sipas të cilës dy ministrat po diskutojnë apo nëse është gjetur një zgjidhje. Ai është mjaftuar të thotë se ka pasur diskutime për çështje që kanë qenë shqetësuese për të dy vendet për shumë vite.

Marrë nga /lapsi.al


Like it? Share with your friends!