Ç’do të ndodhë këtë javë me shenjën tënde?


Kurioz/e se ç’thonë yjet këtë javë? Gjej shenjën tënde dhe zbuloje!

Dashi

Mos lejo që pavendosmëria të të heqë nga duart një mundësi shumë të mirë. Planetet të sugjerojnë që të angazhohesh më shumë për të kuptuar vlerat e tua, për të pasur më shumë siguri, si dhe për të jetuar momente më të bukura. Hëna e plotë në Shigjetari të dërgon në aventura të reja, me qëllim zgjerimin e njohurive.

Demi

Mendo një dëshirë, pas falë Jupiterit, me shumë gjasa, do të të realizohet. Bashkëveprimi i Jupiterit me North Node do të ndodhë këtë javë dhe më pas, në vitin 2059, ndaj përfito nga mundësia dhe manifesto!

Binjakët

Gëzuar ditëlindjen, i dashur Binjak! Është momenti të shohësh me vëmendje veset dhe njerëzit që të mbajnë peng të një situate të caktuar, apo të së shkuarës. Hëna e plotë në Shigjetar të sjell shanse të reja dhe çaste dinamike, ose edhe finalizimin e një marrëdhënieje përmbushëse.

Gaforrja

Ti duhet të përkasësh në një komunitet Gaforre dhe ngjarjet qiellore të ndihmojnë të ndihesh më i/e lidhur me njerëzit që të rrethojnë. Hëna e plotë në Shigjetar shkëlqen aspektin e mirëqenies dhe shëndetit, duke të dhuruar më shumë energji.

Luani

A je gati për një ndryshim në karrierë? Këtë javë do të mendohesh gjatë për pasionet e tua dhe qëllimet që ke në jetë dhe në karrierë. Hëna e plotë e Shigjetarit të motivon të gjesh forcën e brendshme dhe të jesh më i/e ndjeshëm/me dhe i/e sinqertë me njerëzit që të rrethojnë.

Virgjëresha

Mos ki frikë të mendosh, apo edhe të ndryshosh mendje! Kjo periudhë të ndihmon të reflektosh dhe të shohësh situatat pozitive, të cilat, me shumë mundësi, do të të ndryshojnë mendjen për shumë gjëra që po ndodhin momentalisht në jetën tënde. Këtë javë do të kërkosh ngrohtësinë, shtëpinë dhe të kalosh momente me ato që do vërtet.

Peshorja

Pak më shumë përkushtim, që marrëdhëniet e krijuara të jenë më të thjeshta dhe më të bukura. Shëroje veten nga e shkuara dhe kujdesu që kufijtë e tu të respektohen nga të gjithë. Hëna e plotë e Shigjetarit ka vetëm një thirrje për ty: Realizoji vetes çdo dëshirë!

Akrepi

Dashuria është në ajër, Akrep! Këtë javë do të ndiesh një tërheqje dhe kimi të paparë me një person që as nuk ta merrte mendja fare. Atmosfera do të ndryshojë dhe ti do përballesh me disa situata sa të këndshme, aq edhe joshëse.

Shigjetari

Fillimisht, vendos ca qëllime që s’duan shumë punë. Hapat e vegjël të ndihmojnë të arrish qëllime të mëdha, ndaj gjatë kësaj jave përfundo detyrat që s’të hanë shumë kohë dhe ushqe me gjërat që ke qejf mendjen, trupin dhe shpirtin. Mos merr përsipër gjëra që s’i përballon dot, të paktën sa për tani.

Bricjapi

Gjeje një mënyrë për ta shprehur veten, dil nga zona e rehatisë dhe nëse ke ndjenja ndaj dikujt, thuaja! Ti besoj e di se jeta është shumë e shkurtër për të pasur pendesa. Gjithashtu, në këtë periudhë kujdesu që të pushosh dhe të rikarikohesh me energji.

Ujori

Mirë se vjen në shtëpi, Ujor! Jupiteri do të ndriçojë zonën tënde të shtëpisë, për të të sjellë më shumë kohë me njerëzit që ti do. Gjatë kësaj jave mund të rivendosësh kontakt me miq të vjetër, për të cilët të ka marrë malli. Mos e refuzo një ftesë, përkundrazi, ji entuziast/e për të.

Peshqit

Kur zgjeron komunikimin, zgjeron shumë horizonte. Mos e limito veten, mëso dhe jep mësime. Kjo javë i përket komunikimit dhe dëshirës për të pasur sa më shumë sukses. Shumë shpejt, do ta kuptosh se si fjalët dhe arritjet lidhen së bashku.


Like it? Share with your friends!