Celibashi thirrje subjekteve politike: Nuk ka justifikim ndërprerja e procesit, komisionerët e lodhur të zëvendësohen


 Proçesi i numërimit të votave, pas zgjedhjeve të 25 prillit vijon në të gjithë vendin. Në shumë KZAZ, janë bërë gjatë ditës së sotme pushime të gjata, pasi komisionerët kanë reflektuar lodhje.
Në lidhje me këtë situatë ka reaguar kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi. Me anë të një reagimi në llogarinë e tij zyrtare në “Twitter”, kreu i KQZ, i ka bërë thirrje sërish komisionerëve të KZAZ-ve anembanë vendit. Celibashi thotë se nuk ka asnjë justifikim ndërprja e procesit për shkak të mungesës së numëruesve. Ai thotë se numëruesit dhe komisionerët e lodhur, duhet të zëvendësohen menjëherë.
Celibashi i rikujton subjekteve politike që të mbajnë premtimin publik për të garantuar numërim dhe vlerësim të pandërprerë të votave. Postimi i Celibashit: Nuk ka asnjë justifikim ndërprerja e procesit për shkak të mungesës së numëruesve. Numëruesit dhe/ose komisionerët e lodhur duhet të zëvendësohen menjëherë. Partitë politike që kanë numërues, duhet ti përmbahen premtimit publik për të garantuar numërimin dhe vlerësimin e pandërprerë të votave.

Like it? Share with your friends!